Puna edukative është një nga komponentët e veprimtarisë së Institucionit, e cila realizohet nëpërmjet aktiviteteve të lira dhe të planifikuara, lojërave dhe shëtitjeve, bashkëpunimit me prindërit, vizitave dhe kontakteve.

     Vëmendje e veçantë i kushtohet periudhës së përshtatjes nëpërmjet rritjes graduale të qëndrimit ditor të fëmijës, sepse ndarja e fëmijës nga familja është periudha më e vështirë në procesin e përshtatjes.
    Zhvillimi i përgjithshëm i fëmijës monitorohet nëpërmjet një instrumenti të posaçëm në varësi të moshës së tij dhe njohuritë praktikohen gjatë planifikimit dhe zbatimit të veprimeve edukative.

     Veprimtaria edukative planifikohet dhe realizohet në vazhdimësi sipas moshës, aftësive individuale, kompetencave dhe nevojave të fëmijëve në nivel vjetor, afatmesëm dhe afatshkurtër ditor.

     Fëmijët mësojnë përmes lojës në një dhomë të dekoruar estetikisht të pasur me materiale të larmishme lojërash didaktike, të strukturuara në njësi-qendra logjike. Aktivitete të ndryshme të brendshme dhe të jashtme ofrojnë një qasje holistike për të mësuarit dhe zhvillimin e fëmijëve.