Kujdesi gjithëditor për fëmijët e moshës parashkollore (nga 0-6 vjeç) dhe fëmijët e
moshës shkollore (nga 6-10 vjeç) është një formë e organizuar institucionalisht e
kujdesit për fëmijët që zgjat nga 8 deri në 11 orë në ditë. Fëmijët e moshës
parashkollore (0-6 vjeç) mund të qëndrojnë në dy ndërrime, dhe fëmijët e moshës
shkollore (6-10 vjeç) mund të qëndrojnë vetëm në ndërrimin e parë.
Ofron kujdes për fëmijët, ushqim (mëngjes, drekë dhe dy vakte), pushim ditor dhe
aktivitete edukative të organizuara.
Çmimi është 1490,00 denarë.
Qëndrimi i fëmijëve në çerdhe vetëm me drekë është lloj shërbimi i organizuar në vlerë prej 806 denarë.
Qëndrimi i shkurtër i fëmijëve në Qendrën për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme është një lloj shërbimi që përfshin aktivitete përkujdesjeje dhe edukative, që zgjasin tre (3) orë në ditë. Ky shërbim është falas.